Shëndetësi

Sot behen plot 4 vite pa aktorin e njohur te humorit Shqiptar, Muhamet Liko

Sot bëhen 4 vite pa akotrin e madh të humorit shqiptarë.

Mbante titullin e Mjeshtrit të madh. Muhamet Liko, ishte një ndër humoristët më të talentuar të estradës shqiptare.

Për rreth 41 vite, Liko nuk ishte thjesht një figurë e ekranit, por një njeri tepër i dashur për publikun.

Duke mos mundur të fitonte betejën për jetën, për shkak të sëmundjes së zemrës që e përndiqte prej kohësh, ai sot nuk gjendet më në skenën e teatrit “Petro Marko”, në Vlorë.

Ishte pikërisht ky vendi ku nisi gjithë karriera e tij. Që prej vitit 1978, me daljen e parë në skenë, Meti, ashtu si e quanin të gjithë, i shtoi skenës një tjetër talent që do të mbahet mend nga shqiptarët ndër vite.

Dëshmi televizive na tregojnë se që prej kohës kur ishte fare i ri, parodisti ishte spikatur për talentin e tij. Ai u dallua gjatë olimpiadave amatore të qendrës së punës në qytetin e Vlorës, ku ishte pjesëtar i ndërmarrjes së përpunimit të drurit.

Që nga ajo kohë, nisi të rrëmbente një sërë çmimesh. Luajti dhjetra role në estradën e Vlorës.

Një prej roleve më të parapëlqyera, për publikun ishte “Agai dhe qypi me mjaltë”, ku siç ndodhte në repertorin e parodistëve, ata shpesh herë ironizonin ngjarjet e përditshme në shoqërinë tonë.