ShowBizzz

Zbulohet vendi dhe detajet e para të dasmës së Klea Hutës dhe Elgit Dodës

Edhe pse kanë vite në krahët e njëri-tjetrit dhe janë bekuar me një djalë, Klea Huta dhe Elgit Doda nuk e kanë realizuar ende dasmën, që ka qenë në endërrat e tyre.

Ëndërr që do realizohet ditën e nesërme nga “Class Events” në jug të Shqipërisë.

Ata janë martuar zyrtarisht me letra, kanë realizuar edhe një set fotografik në Marok, e së fundmi do i thonë njëri-tjetrit “Po” para njerëzve më të afërm.

Realizimin e magjisë së kësaj dite kaq të veçantë ata ia kanë besuar “Class Events” që pas dasmës së jashtëzakonshme përrallore me 100 mijë lule, do japë konceptin e një dasme tjetër romantike buzë detit.

Revista “Class” sjell detajet e para. Vendndodhja e saktë nuk është zbuluar ende për arsye privatësie, por kemi mësuar se është një dasmë e konceptuar afër natyrës për lidhjen që kanë të dy me Shqipërinë dhe bregdetin shqiptar.

Dasma do jetë stil vintage, duke respektuar natyrën e jugut të Shqipërisë. Pjesë e dekorit do jenë lulet e ullirit që është pema mesdhetare tipike e asaj zone.

Po ashtu, sipas floristes së Class Events dekori do përbëhet nga lule të bardha, Delphinium dhe luledele te vogla.

Pas celebrimit, do realizohet një darkë pjesë e të cilës do jenë familjarë e miq të çiftit, mes të cilëve edhe figura publike. Sigurisht, nuk do mungojnë cocktail dhe afterparty.

Në krye të e kampit të suksesshëm për fëmijë, që do mirëpresë qindra fëmijë në “Klea Huta Academy Summer Camp” Klea arrit që mes impenjimeve të shumta, ta niste sezonin e martesave në fillim të qershorit, në mënyrë që të jetë lirë më pas për t’iu dedikuar kampit.

Nga ana tjetër, Elgiti pas një viti të jashtëzakonshëm në muzikë me këngë të suksesshme e krijime për artistët më në zë si Noizy e Luiz Ejlli po e nis sezonin veror me dasmën e tij. Që do pasohet më pas me impenjime të shumta si për të, si për Klean.