Ja si duket e dashura më e bukur Larsa Pipen pasi ka shtuar disa kilogramë më tepër
Larsa Pippen është një nga yjet më të famshme të shout të realitetit. Ajo ishte shoqja më e mirë e Kim Kardashianit, kurse publiku e njeh edhe si ish-bashkëshorte të legjendës së NBA, Scottie Pippen.
Me trupin e saj mahnitës, ajo tërhiqte vëmendjen kudo që shfaqej dhe njihej edhe si një nga femrat më të bukura.
Nofka me të cilin ajo krenohet është “joshëse e burrave”, pasi atij që ia “vë syrin”, nuk ka asnjë shans të mos dorëzohet para saj.
Mirëpo, ylli papritmas filloi të shtonte peshë dhe në fotot e fundit nga plazhi, atë nuk e njihte më askush.
Fytyra e saj ka ndryshuar dukshëm formën, ndaj shumë pyesin nëse ajo ka bërë sërish ndonjë korrigjim estetik apo është plakur brenda natës.
Interesant është edhe fakti që ajo shoqërohej nga një mikeshë, në vend të të dashurit 16 vite më të ri Marcus Jordan, i cili është djali i mikut më të mirë të ish-bashkëshortit.
Fjalëkëqijtë thonë se Larsa fatale e shikonte Marcusin të rritej për vite me radhë, me babanë e tij, legjendarin Michael Jordan që ishte mik i mirë me ish-burrin e Larsa-s, Scottie, me të cilin luante në të njëjtin ekip. Shpesh mund të dëgjoni komente se Larsa dikur i ndërronte pelenat Marcusit, por tani ajo fle me të gjithë ditën.
– Jemi të lumtur. Ne motivojmë njëri-tjetrin dhe të gjithë janë mjaft të kënaqur me marrëdhënien tonë. Jemi në një vend të mirë – thotë Larsa.
Larsa ka ditur gjithmonë të tërheqë vëmendjen e publikut dhe kjo nuk është as hera e parë dhe as e fundit që sjellja e saj mbush rubrikat mediatike. Kështu në një kohë ajo përjetoi një linçim të vërtetë kur u zbulua se ishte në një lidhje me basketbollistin e NBA, Malik Beasley në një kohë kur gruaja e tij e re Montana ishte shtatzënë. Gjithashtu u përfol se ishte ajo që mbolli thashethemet se foshnja nuk ishte e tij, për këtë arsye Montanën e nxorën në rrugë.