ShowBizzz

Kurorëzohen sonte, por ja si nisi historia e dashurisë mes Kleas dhe Elgitit

Klea Huta dhe Elgit Doda po kuroëzojnë mbrëmjen e sotme dashurinë e tyre në martesë. Çifti shumë i komentuar i showbizit po mbajnë një dasmë mes njerëzve të afërt, miqve e VIP-ave. Por me siguri të gjithë jeni kurioz sesi nisi historia e Klea dhe Elgitit.

Thashethemet për lidhjen e tyre nisën në vitin 2017, kur paparacët i kapën mat me pushime. Porn ë fakt historia e tyre e dashurisë ka nisur kohë më parë.

Kurorëzohen sonte, por ja si nisi historia e dashurisë mes Kleas dhe

Elgiti ka treguar se çdo gjë filloi me bashkëpunimin për këngën e Kleas dhe Alar Band me titull “Amla”.

“Unë me Klean njiheshim që në fakultet. Asokohe, unë kisha dëshirë t’i bëja një këngë Kleas, por planet u prishën. Unë po bashkëpunoja me Alar Band, te Maratona, dhe ata më thanë që “do bëjmë një këngë me një vajzë. I pyeta “me kë” dhe më thanë “Me Klean…”, tregoi Elgiti i ftuar tek “Rudina”.

I bëri telefon Kleas, e ftoi në studio që ajo të dëgjonte këngën dhe të jepte mendimin e saj: “Duke punuar këngën, duke u njohur..”

 Edhe Klea ka folur për historinë e tyre e ftuar në “Thumb”:  “Ne me Gitin jemi njohur që në fakultet. Giti ishte një kompozitor dhe donte të merrte një vajzë të re që këndonte në menaxhim. U takuam. Nuk ramë dakord. Më pas vazhdoi jeta dhe pas pesë vitesh me Alar Band që donin të bënin një bashkëpunim me mua i thonë Elgitit që ne duam të bëjmë një bashkëpunim me Klea Hutën. Edhe më merr mua në telefon dhe më thotë : ‘Alo përshëndetje, ju marrim nga Ministria e Kulturës kemi një eveniment të rëndësishëm për ju’. Po i thashë unë. Jam Elgiti tha. Hajde në studio se ka mbaruar demo. Vajtëm në studio pastaj…”.

Për puthjen e parë, Klea është shprehur: “Kam përshtypjen që ka qenë një energji e brendshme e fshehur gjatë gjithë këtyre viteve dhe shpërtheu. Puthja e parë ka qenë shumë romantike. Si nëpër filma. Nuk dua të them detaje të shumta. Ka qenë thjesht natë. Në rrugë. Vetëm drita e hënës dhe drita e rrugës”.

Në shkurt 2020 çifti celebruan dashurinë e tyre dhe realizuan edhe një set fotografik nuse e dhëndër në Marok.

Kurorëzohen sonte, por ja si nisi historia e dashurisë mes Kleas dhe

Foto: Anjeza Dyrmishi

Në qershor të po të njëjtit vit Klea dhe Elgiti u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Kridit.

Kurorëzohen sonte, por ja si nisi historia e dashurisë mes Kleas dhe

Mbrëmjen e 4 qershorit, që përkon dhe me ditëlindjen e djalit të tyre, ata vendosën të kurorëzonin dashurinë me një dasmë në Livadh, Himarë.