Mosha e tij është 83 vjeç! Ai pret një fëmijë me të dashurën e tij 29-vjeçare Noor Alfallah.
Kush e dëgjoi lajmin me siguri ka pyetur veten: A e mbajnë ende këmbët Al Paçinon?
Shumë njerëz janë bërë prindër në pleqëri. Bosi i Formula1, Bernie Ecclestone u bë baba i një djali, tri vite më parë, asokohe në moshën 89 vjeçare.
Sidomos në SHBA janë shumë, aktorë, muzikantë, madje edhe ish-presidentë të SHBA-ve kanë bërë të ditur se janë bërë prindër në një moshë shumë të vonë në jetën e tyre.
Albert Çakani, me titullin Doktor Shkencash në obstetric gjinekologji, pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldine” thotë se, nuk ka asnjë mrekulli në faktin që një burrë mbi 80 vjeç është akoma i aftë seksualisht.
“Nëse ora biologjike për një grua ka lidhje me moshën, për një burrë që nuk vuan nga problemet e infertilitetit mund të arrihet një shtatëzani, e ndihmuar apo jo, edhe në moshën mbi 80 vjeç.
Pra një burrë mund të arrijë të riprodhojë edhe në moshën mbi 80 vjeç”, i tha Dr.Sh. Albert Çakani, gazetares së Top Channel Alma Demiraj.
Sipas Rekordeve Botërore Guinness, një burrë 92-vjeçar mban rekordin deri më tani, si babai më i vjetër.