Kuriozitete

A jeni në dijeni se Twitter do ta ndryshojë emrin?

Pronari i Twitter-it, Elon Musk ka konfirmuar aludimet se rrejti social në të cilin ai është në krye do të ndryshojë emrin.

Këtë ai e bëri duke replikuar në postimin e Daily News në Twitter ku thuhet se “Twitter mund të riemërtohet në një emër tjetër në të ardhmen, ka lënë të kuptohet Elon. Ai thotë se krahasuar me Twitterin e vjetër, platforma X do të ketë një larmi shumë më të gjerë të teksteve, videove, mesazheve dhe shërbimeve financiare. Elon: “‘Twitter’ është, mendoj, markimi i gabuar për këtë”.

Replika e tij ishte e shkurtë por që pohoi se një gjë e tillë mund të ndodhë në të ardhmen. “E vërtetë”, shkroi Musk. Elon Musk kishte thënë se “Unë besoj në markën përshkruese. Ndërsa X mund të thotë çdo gjë.”