![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/amerika-i-ndane-kiaren-dhe-luizin_647f62a6b79db.png?resize=750%2C375&ssl=1)
Para pak ditësh Luiz Ejlli konfirmoi se së shpejti do të niset në një turne koncertesh në SHBA.
I pyetur nga ndjekësit nëse do të jetë edhe Kiara me të, Luizi u përgjigj se patjetër që partnerja e tij do ta shoqërojë në koncertet përtej Oqeanit.
Por, duket se gjasat janë që Kiara Tito të mos e ketë të mundur ta shoqërojë të dashurin e saj në SHBA.
Burime për Bordo tregojnë se Titos i është refuzuar viza amerikane, për arsye që nuk bëhen të ditura.
Koncerti i parë Luiz Ejllit për dashamirësit e tij në Amerikë do të mbahet më 9 qershor në shtetin e Michigan për t’u pasuar me dhjetra koncerte të tjera në qytete e shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.