Së fundmi, e ftuar në një intervistë për “Wake Up” ka qenë modelja e njohur, Xhesika Berberi.
E pyetur nëse krijimi i një familjeje është në planet e saj dhe a do e pengonte karriera, Xhesika tha:
“Po, patjetër. Si çdo femër. Ne e kemi atë efektin e mëmësisë që kur jemi të vogla. Kur të jetë koha e duhur, kur ta ketë shkruar Zoti”.
Sa i përket hyrjes në “Big Brother VIP”, modelja tha:
“Nuk e shikoj veten në atë lloji formati. Është shumë interesant, më pëlqen shumë. Por, nuk do dukem shumë interesant si timë, se nuk dua drama. Jam shumë e qetë”.
Xhesika u ndal edhe te ish banorët e sezonit të kaluar të ” Big Brother VIP”, Luiz dhe Kiara, ku për këtë të fundit tregoi se e njeh prej kohësh, duke shtuar se me këngëtarin krijojnë një çift shumë të bukur.
“Kiarën e kam patur kolege. Dhe më ka bërë shumë përshtypje se sa vajzë e mirë ka qenë dhe me këmbë në tokë. Gjithmonë ka qenë shumë e sjellshme. Shumë veta e kanë gjykuar, por unë jam person që i marrë gjërat në anën pozitive dhe nuk më pëlqen të shikoj negativitetin. Mendoj se ka bërë atë çfarë ka ndjerë dhe i uroj shumë suksese. Mendoj se ka qenë e sinqertë. Me Luizin e shikoj që të dy duhen shumë. Mbase e ndjej atë kiminë, madje para dy-tre ditësh i pashë te lagjja dhe dukeshin shumë të lumtur bashkë”.