ShowBizzz

Sërish mikesha! Einxhel surprizohet nga Beniada

Dy nga banoret që morrën mjaft vëmendje në sezonin e parë të “Big Brother VIP” ishin Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani.

Modelja u pëlqye shumë nga publiku për sinqeritetin e saj, batutat apo vështirësia për të thënë fjalë të ndryshme shqipe pasi ka jetuar gjatë në Itali.

Ndërsa moderatorja u pëlqye për karakterin e saj të fortë në lojë, ku nuk hezitonte aspak të përfshihej në debate me banorë të ndryshëm.

Pikërisht dy vajzat krijuan dhe një miqësi të fortë brenda reality show-t, por nuk zgjati shumë, dhe pas daljes nga programi u pa një hatërmbetje mes tyre.

Mirëpo duket se raportet mes vajzave janë rregulluar tashmë.

Einxhel Shkira ka publikuar në InstaStory një surprizë që i ka bërë Beniada.

“Ja si ta merr kalanë nga brenda. Faleminderit dashuri”, shkroi Einxhel.