ShowBizzz

Klea Huta tregon momentin e sikletshëm gjatë dasmës

Çifti Klea dhe Elgiti ishin të ftuar në “Më lër të flas”.

Gjatë intervistës Klea tregoi një situatë të sikletshme gjatë dasmës.

“I kisha lyer buzët me një shkëlqyes që kishte acid hialuronik dhe ajo është pak ‘spicy’ (djegës) edhe kur më puthi, filloi duke iu skuqur pak buza duke iu mpirë pak”, tregoi ajo.

Kujtojmë se, dyshja janë prindër të një djali, Krid, teksa dashurinë e tyre e kurorëzuan disa ditë më parë.