ShowBizzz

Nëna e Olsit u bë shkak që ai të ndahej nga Egli?

Dasma e Elgitit dhe Kleas vërtetoi një herë e mirë lajmet se Olsi dhe Egli i kanë dhënë fund lidhjes. Më parë aktori shihej kudo në shoqërinë e partneres, ndërsa në ceremoni ishte i vetëm. 

Së fundmi në rrjet po përflitet se mamaja e Olsit mund të jetë arsyeja pse dyshja janë ndarë. Pavarësisht ndarjes së çiftit, nëna e Olsit dhe Egli vazhdonin të ndiqeshin në “Instagram”, por jo më. 

Kjo i ka bërë jo pak përshtypje fansave sepse Egli e ndjek ish-partnerin e saj, Olsin. Kujtojmë se ajo nuk e uroi “ish-vjehrrën” as për ditëlindje. 

Nëna e Olsit u bë shkak që ai të ndahej nga Egli?