Kuriozitete

Shpëtoni nga mushkonjat në mënyrë natyrale

Të gjithë e presim me gëzim motin e ngrohtë, por me verën vijnë edhe shumë vështirësi, siç është shfaqja e mushkonjave.

Janë të panumërta preparatet kimike të destinuara për mushkonjat, por nëse dëshironi të shpëtoni nga mushkonjat në mënyrë natyrale, ja disa sugjerime.

Sëmundjet që transmetohen nga mushkonjat po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme në Evropë – paralajmërojnë ekspertët.
Një nga mënyrat më të thjeshta është përdorimi i rrjetave të dritareve. Megjithatë, shumë i shmangin rrjetat për arsye estetike, ndaj ne kemi disa sugjerime për të larguar mushkonjat:

Llum kafeje të thatë
Largoni mushkonjat me llumin e kafesë, të cilin do ta shtrydhni paraprakisht. Mbetjen e vendosni në letër alumini në një vend të thatë për t’u tharë. Më pas nxirreni mbetjen e thatë jashtë, ku do ta digjni derisa të fillojë të bëjë tym. Mushkonjat ikin nga era e shtresës.