Personazhi i kësaj jave në “Real People”, Iliri, i cili prej vitesh ka jetuar ne Gjermani, tregon historinë e tij dhe marrëdhënien e veçantë që ka me thëllëzat.
Ai pretendon, se pasi u operua ne zemër, u diagnostikua me Skleroze Multiple e pasi mjekët dyshonin se ka tumor në kokë, dieta me vezë thëllëze e ka mbajtur në jetë.
“Në vitin 2011 pata në probleme me zemrën. Kam bërë operacion nga ajo kohë kam vendosur aparat që e kam si zemër të dytë.
Gjatë kontrollit të zemrës 3 vite më pas ata panë edhe disa pika të zeza në tru mjekët zbuluan që kisha sklerozë multiple.
Mendonin se mund të kisha tumor në tru. Me atë që mora vesh unë nuk shkova më, refuzova të shkoj sepse marrja e ujit në tru ishte shumë e vështirë për t’u bërë, se është test që bëhet për së gjalli”,-tha Ilir Kanani.