ShowBizzz

Enrique Iglesias ndez sheshin Skënderbej, këngëtari bën shqiponjën dykrenare

Enrique Iglesias ka interpretuar mbrëmjen e djeshme për mijëra njerëz të pranishëm në koncertin që u mbajt në sheshin Skënderbej.

Këngëtari me famë botërore është ngjitur në skenë dhe admiruesit e repertorit të tij kanë kënguar dhe kërcyer çdo këngë të tij.

Këngët e tij hit si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Turn the night up”, “Heart Attack”, “Duele el Corazon” jehuan në qendër të kryeqytetit.