“Dancing with the stars” do të rikthehet në sezonin e ri televiziv dhe deri tani janë zbuluar disa emra që do t’i shohim në spektaklin e kërcimit. Së fundmi Lei Kraja ka ngritur dyshime se mund të jetë edhe ajo pjesë e spektaklit.
Në një intervistë me Deborah Keçin për Pushime on Top, Lei i kërkoi asaj të rrëfente më shumë për përvojën në DWTS. Kur e pyeti se kush është një personazh i denjë për të qenë në DWTS2, Deborah tha: “Ja një si ty për shembull…” duke iu drejtuar Leit. “Ok, mund të jem unë”, – tha Lei me të qeshur duke ngritur kështu dyshimet për pjesëmarrjen në edicionin e dytë të DWTS.