Shqipëria ka pritur një numër të lartë turistësh këtë vit, ndryshe nga çdo sezon tjetër turistik.
Shqipërinë dhe pikërisht Ksamilin kanë zgjedhur edhe dy aktorët e njohur grekë, Thalia Matika dhe Tasos Iordanidis. Çifti po shijojnë verën familjare së bashku me tre fëmijët dhe kanë zgjedhur pikërisht për të pushuar jugun e Shqipërisë.
Ata madje kanë ndarë me miqtë e tyre online foto nga udhëtimi i tyre. Në një postim të bërë nga Thalia Matika në llogarinë personale në Instagram, ajo ka publikuar foto të saj dhe partnerit së bashku me fëmijët e tyre.
Aktorja nuk e shoqëroi postimin e saj me një mbishkrim, por vetëm shkroi: “2023”, ndërsa shënoi edhe vendodhjen, që është Ksamili.
View this post on Instagram