Prezantuesja e njohur italiane, Diletta Leotta partneri i saj, portieri i Newcastle, Loris Karius janë bërë prindër për herë të parë.
Kjo pasi Leotta solli në jetë vajzën, të cilën e kanë quajtur me emrin Aria. 16 gushti për prezantuesen është një ditë speciale, pasi solli në jetë të bijën në 32-vjetorin e lindjes së saj. Portieri dhe gazetarja kanë publikuar disa foto me të voglën e tyre në krah nga spitali.
“Sot kam rilindur falë teje. Mirë se erdhe Aria! Je dhurata më e bukur që mund të dëshironim!”,- shkruan Leotta krahas fotove që ka shpërndarë nnnë Instagram.
Kujtojmë se prezantuesja e bëri të ditur lajmin e shtatzënisë në muajin mars, ndërsa tha se vetë e mësoi në Krishtlindje.
Foto të marra nga: instagram.com/dilettaleotta/
View this post on Instagram