Shëndetësi

Cilat vitamina ju mungojnë nëse vuani nga era e gojës, zbokthi apo plasaritjet në buzë?!

Shumë prej nesh vuajnë nga era e keqe e gojës, buzët e plasaritura dhe dhimbjet e kokës. Por të gjitha këto mund të jenë një shenjë e paralajmëruese për mungesë vitaminash ose mineralesh.

Ekspertët kanë paralajmëruar, me anën e një sondazhi të ri prej 2.000 të rriturish, se këto mungesa mund të tregojnë një dietë të pamjaftueshme dhe kjo duket në rënien e flokëve, dëshirën e ulët seksuale, pikat e bardha në thonj, zbokth, stres dhe madje edhe lëkurë të thatë.

Studimet nga Healthspan, treguan se gjashtë në dhjetë të rritur, nuk janë të qartë për shenja që mund të tregojnë se vuajnë nga një mangësi.

Por sipas Rob Hobson, një natyropat nga Londra, duke shtuar më shumë zarzavate në pranverë, mish të kuq dhe arra në dietën tuaj, mund të ndihmojnë në luftimin e simptomave shqetësuese.

Vitaminat janë substanca natyrale në ushqim, të domosdoshme për kryerjen e funksioneve trupore. Çdo vitaminë ka rolin e vet në organizëm. Vitaminat luajnë rol aktiv për ndërtimin e sistemit nervor, të pamurit, reaksione të ndryshme në organizëm si dhe në mineralizimin e kockave.

Kemi dy grupe të vitaminave: ato që zbërthehen në ujë (vitamina C dhe gjitha vitaminat B- komplekse) si dhe ato që zbërthehen në yndyra (vitamina A, D, E dhe K).

Edhe pse vitaminat janë të nevojshme për mirëmbajtjen e shëndetit, në shumicën e rasteve, nuk prodhohen nga organizmi por merren si të gatshme përmes ushqimit.