Diletta Leotta është bërë nënë në 32-vjetorin e lindjes. Prezantuesja e njohur italiane dhe partneri i saj, portieri i Newcastle, Loris Karius, kanë postuar në rrjetet sociale fotot e para të vogëlushes së tyre, Aria.
“Sot kam rilindur falë teje. Mirë se erdhe Aria! Je dhurata më e bukur që mund të dëshironim!”,- shkruhet në postimin e prezantueses.
Leotta e ka zgjedhur emrin e vajzës pas momenteve të para që e ka mbajtur në krahë. Në një intervistë të disa kohëve më parë, ajo tha: “Emrin? Në fillim dua ta shoh në sy. Kam vendosur të veproj kështu. Do të ndjek instinktin”.
Leotta e dha lajmin e shtatzënisë në mars dhe zbuloi se ajo vetë e mësoi në vigjilje të Krishtlindjeve.