ShowBizzz

“Elita 5” u shkatërrua nga politika

Grupi “Elita 5”, mbetet grupi legjendar i muzikës rok.

Ata janë ndër rokerët e vetëm që i mbijetojnë kohës dhe përherë mbesin të pëlqyer e elitar, si vetë emir i grupit.

Arif Ziberi, që është zëri i “Elita 5”, thotë se ka pasur raste kur politika dhe situatat e ndryshme i kanë sjellë para idesë për ta lënë muzikën, shkruan “Kosovarja”.

“ Si shqiptarë që jemi, nuk ka mundur e të mos ndikojë politika dhe situata historike tek ne. Shtypja e popullit shqiptar në Maqedoni, lufta në Kosovë e Maqedoni, na kanë bërë shpeshherë të mendojmë të heqim dorë nga muzika”, ka thënë frontmeni i grupit.