Nuk është sekret se intimiteti dhe të pasurit e një lidhjeje të fortë fizike janë ato që e bëjnë një raport të funksionojë.
Nga puthja e partnerit për gjashtë sekonda deri te sinkronizimi i frymëmarrjes, ka mënyra të panumërta për të krijuar një lidhje fizike intime me gjysmën tjetër. Por, këto katër shenja të zodiakut i japin përparësi intimitetit fizik mbi çdo gjë tjetër.
Dashi
Të lindurit e kësaj shenje janë pasionantë dhe të zjarrtë dhe kërkojnë të njëjtën kimi seksuale tek partnerët e tyre. Ata janë shumë aventurierë në dhomën e gjumit, kështu që kanë nevojë për dikë që t’i bashkohet “arratisjeve” seksuale dhe t’i prezantojë me gjëra të reja.
Demi
Si një nga shenjat më joshëse të zodiakut, nuk është çudi të shohim Demin në këtë listë. E sunduar nga Afërdita, shenja e tokës ka të bëjë me kënaqësinë në çdo kuptim të fjalës. Demi ndizet kur shqisat e tij fizike janë të lëkundura, kështu që ju mund të prisni shumë puthje, përqafime dhe afërsi. Kjo shenjë i jep vlerë lidhjes emocionale, kështu që bëhuni gati për biseda të gjata nën çarçafë.
Luani
Luanët dëshirojnë afirmim të vazhdueshëm fizik nga partnerët, pavarësisht se ku janë. Atyre u pëlqen t’i kenë të gjithë sytë tek ata, por mbi të gjitha dëshirojnë të jenë qendra e universit te njeriu i zemrës. Kur bëhet fjalë për seksin, Luanët dinë si të kënaqin, madje duan vëmendje absolute edhe në dhomën e gjumit.
Akrepi
Nëse njihni një Akrep, e dini se ata janë sensualë, intensivë dhe dominues. Atyre u pëlqen ta sjellin atë energji në dhomën e gjumit dhe kjo është arsyeja pse “ndeshja” më e mirë në shtrat për një Akrep është me një tjetër Akrep. Shenja e ujit është e mbushur me pasion, ndaj mos u habisni nëse partneri Akrep dëshiron përkëdhelje gjithë kohës.