ShowBizzz

Enca bën shqiponjën në flokë

Enca rikthehet këtë të premte me këngën e saj të ri. Ajo ka njoftuar se do të vijë në një bashkëpunim me Muharrem Ahmetin, të titulluar “Albanian”.

Enca bën shqiponjën në flokë

Encën do ta shohim në këtë videoklip me flokë të kuq dhe veshje seksi kuq e zi. Por në një video ajo tregon edhe disa momente nga prapaskenat e xhirimeve, gjatë të cilave ka realizuar një shqiponjë në flokë.

Siç shihet flokët e saj të gjatë të kuq spërkaten me një spraj të zi për të krijuar simbolin e shqiponjës dykrenare, diçka e veçantë kjo për klipin e rradhës.