ShowBizzz

Fero ndërron mendje, heq dorë përsëri nga Arbenita

Fotoja ku Fero i thotë Arbenisë se i mungon thellësisht dhe shprehte keqardhje për gabimet që kishte bërë në të shkuarën, tashmë është fshirë nga instagrami.

Nëse hyni në profilin e reperit nuk gjendet më shkrimi dhe fotoja që i dedikonte Arbenitës.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyrë, mirëpo modelja e injoroi publikisht,  madje nuk u pa të bënte as postime me nënkuptime për ish-partnerin.

Edhe pse në fazë divorci, reperi i njohur Fero, me anë të një mesazhi publik, i kërkoi falje Arbenitës, madje mes rreshtash i lutej për një rikthim. Ai shkuante se fakti që i ka hyrë fesë myslimane dhe ka ndryshuar, i detyrohet vetëm asaj.

Me beso qe sa here mendoj kush kam qene dhe cfare kam bere kundrejt teje, shqetesohem, merzitem teper.

Pertej te gjithave dua te te falenderoj thellesisht nga zemra qe u bere shkak per ndryshimin tim, kete ndryshim rrenjesor qe i dha kuptim dhe ngjyra jetes sime. Jam shume i vertete kur them qe ti je shkaku dhe arsyeja e ketij ndryshimi.

Pas gjithe atyre vuajtjeve shpirterore te maskuara me lumturi te rrejshme, pas atij depresioni te kamufluar buzeqeshje, une gjeta paqen shpirterore ne praktikimin e fese. Prehjen shpirterore per te cilen luftova vite e vite, e gjeta te kthimi kah Krijuesi im,” shkruan Fero.


NewsBomb