Bota

Elon Musk, më i pasuri në SHBA

Elon Musk ka kryesuar listën e Forbes për njerëzit më të pasur në Amerikë. Musk mbetet në krye, pavarësisht se kohët e fundit vendosi një rekord botëror Guinness për humbjen e pasurisë më të madhe ndonjëherë. Musk ka rreth 90 miliardë dollarë më shumë se personi i dytë më i pasur në Shtetet e Bashkuara, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos (59 vjeç), i cili zotëron 161 miliardë dollarë.

Në pesëshen e parë renditen themeluesi i gjigantit të softuerit Oracle, Larry Ellison (79) me 158 miliardë dollarë, Warren Buffett i Berkshire Hathaway (93) me 121 miliardë dollarë dhe Larry Page i Google (50) me 114 miliardë dollarë. Anëtarë të tjerë të përsëritur në krye të listës janë manjati i Microsoft, Bill Gates dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg.

Ndërkohë gratë më të pasura në SHBA janë Taylor Swift, Kylie Jenner janë ndër gratë më të pasura të Amerikës, por shumë larg majës. Sipas Forbes, 400 njerëzit më të pasur në SHBA, kanë një vlerë të përbashkët 4.5 trilion dollarë. Nga këto, 20 më të mirat kanë vlerë rreth 1.9 trilion dollarë gjithsej. Analistët theksojnë se këta 20 janë 30 për qind më të pasur se një vit më parë.