Lajme

Në Gjilan asgjësohen 19750 kg peshk

Inspektorati Veterinarë, në Gjilan sot asgjësoj 19750kg peshk.

Sasia ishte e bllokuar në depon e distributorit për shkak të prezencës se parazitëve.

“Bazuar në ligjet në fuqi inspektorati kishe nxjerr masën e ndalesës për qarkullim ne treg. Mbi bazën e kategorisë si produkte i pa përshtatshëm për konsum. Pas ankesës se palës në shkallë të parë të ankesës, komisioni profesionale i Agjencisë se Ushqimit dhe veterinarisë, kishte vërtetuar se vendimi i ekipit inspektues është i bazuar dhe e mbanë në fuqi. Pala kishte të drejtë qe produktin ta kthente në vendin e origjinës ose të parashtronte kërkesën për asgjësim. Në pamundësi të kthimit produkti u asgjësua në deponin rajonale të mbeturinave Gjilan në prezencë të inspektorëve të AUV-së”, thuhet nga AUV.

AUV pa përjashtim do të ndalojë dhe asgjësoj secilin produkte i cili rezulton se nuk i përgjigjet kushteve për konsum. Ruajtja e shëndetit të qytetarëve është synimi ynë kryesor.