Franca ka paralajmëruar Donald Trump për Groenlandën duke deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë vendet e tjera të sulmojnë “kufijtë e saj sovranë”.
Kjo deklaratë erdhi pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump refuzoi të përjashtonte përdorimin e forcës ushtarake për të pushtuar Groenlandën.
Të martën, Trump përsëriti dëshirën e tij për të fituar territorin autonom danez, duke thënë se ishte “kritike” për sigurinë kombëtare dhe ekonomike.
Ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot i tha radios franceze “nuk ka dyshim se Bashkimi Evropian nuk do t’i lejonte vendet e tjera të botës të sulmonin kufijtë e tij sovranë, kushdo qofshin ata”. Barrot tha se ai nuk besonte se SHBA do të pushtonte ishullin e gjerë Arktik, por ai ishte i qartë se BE-ja nuk duhet ta lejonte veten të frikësohej.
Danimarka, një aleate prej kohësh e SHBA-së, e ka bërë të qartë vazhdimisht se Groenlanda nuk është në shitje dhe se ajo u përket banorëve të saj.
/tiranapost