Një skulpturë e pazakontë e ish-presidentit amerikan Donald Trump ka shkaktuar polemika në Bazel të Zvicrës. Vepra e artistit britanik Mason Storm, e titulluar “Shenjtor apo mëkatar?”, paraqet Trump-in të veshur me një kostum portokalli si të burgosur dhe të lidhur në një kryq.
Skulptura ekspozohet në galerinë Kunstmeile, brenda hapësirës Rünelinspassage, ku ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe mediave për mesazhin e saj të fortë politik dhe simbolik.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 14 nëntor.
/tiranapost


