Lajme

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli e ka quajtur të pavërtetë pretendimin e ish-presidentes Vjosa Osmani, se kryeministri Albin Kurti nuk dëshiron president që merret me politikën e jashtme.

Ai ka thënë se Kurti është politikan serioz dhe politikën e kupton në funksion të shtetit.

Dugolli në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se presidentit përfaqësimin në politikën e jashtme s’mund t’ia merr askush.

“Absolutisht kjo nuk qëndron, z.Kurti është politikan serioz dhe politikën e kupton në funksion të shtetit, pra instrumente në funksion të shtetit. Kjo është sikur të themi që z.Kurti nuk dëshiron të ketë komandat të ushtrisë apo drejtor të AKI-së. Përfaqësimin e presidentit në politikën e jashtme nuk mund t’ia merr askush. Nuk ja ka kontestuar askush”, ka thënë Dugolli.

Ish-presidentja, Vjosa Osmani në T7 ka thënë se Kurti i ka thënë se po i duhet një president që nuk merret me politikë të jashtme.

“Nuk është se ka pas ndonjë vërejtje specifike përveç që po i duhet një president që nuk merret fare me politikë të Jashtme. Ma ka thënë mua personalisht”, tha Osmani.

Të Ngjashme