ShowBizzz

A do donte një fëmijë me Callum Turner? Dua Lipa flet për mëmësinë

Këngëtarja e famshëm me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë mendimet e saj rreth mëmësisë dhe planet për të krijuar familje me të fejuarin, aktorin britanik Callum Turner.

29-vjeçarja ka dhënë një intervistë për “British Vogue”, ku ka folur hapur për ndjesinë që dëshiron të bëhet nënë në të ardhmen, me Callum si njeriun e duhur pranë saj.

“Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë. Thjesht nuk e di kur është koha e duhur”, tha ylli i muzikës për revistën, duke shtuar se “ka shumë për të menduar”, duke iu referuar karrierës së saj aktive, turneve dhe projekteve muzikore.

Dua Lipa refuzon martesën? Ja çfarë e ndalon këngëtaren e famshme të marrë këtë hap

Edhe pse e pranon se i do fëmijët, artistja nënvizon se dëshira për të qenë nënë është më shumë se një ndjesi e bukur, është një vendim i madh:

“Rritja e një fëmije përfshin shumë më tepër sesa thjesht dashuria për fëmijët”, duke dhënë një reflektim të matur mbi përgjegjësinë e prindërimit.

Dua Lipa dhe Callum Turner, 35 vjeç, e kanë bërë lidhjen e tyre publike në fillim të vitit dhe vetëm pak javë më parë aktori i ka propozuar këngëtares, duke e çuar marrëdhënien e tyre në një nivel më serioz.

Të premten, çifti u shfaq dorë për dore dhe në përqafime të dashura në festivalin BST Hyde Park në Londër, ku u fotografuan nga paparacët pas skenës.

Këngëtarja shqiptaro-britanike kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë me pantallona të shkurtra xhins dhe një bluzë kaki, duke reflektuar qetësi dhe lumturi në krah të partnerit të saj, i cili qëndroi i qetë dhe mbrojtës gjatë gjithë eventit.

Ndonëse të dy preferojnë të ruajnë një profil të ulët publik, duket qartë se lidhja e tyre po ecën me hapa të sigurt drejt së ardhmes, me martesë dhe ndoshta një familje në horizont.



ks