Lajme

A do ta dorëzoj Vuçiqi – Radojçiqin? – Analizë nga gazetari serb, Branislav Kërstiq

Bratislav Kërstiq, gazetar serb, dha menimin e tij rreth asaj se a pritet dorëzimi i kryekriminelit të Banjskës, Milan Radoiçiq nga presidenti serb në shtetin e Kosovës.

“Problem i madh është sepse ju e dini si funksionon një organizatë mafioze. Nëse unë e tradhtoj z.Matoshin, z.,Fidaim do të mendon, këqyre Branislavi e ka trajtu Matoshin e nesër jam unë. Është problem i madh brenda shtetit të Serbisë, që domethanë se çfarëdo drejtimi që shkon ajo, a do të kemi amnistim në fund ne nuk e dimë, amerikanët e dinë”, deklaroi Kërstiq.

Sipas, tij me vet deklaratën e ndihmës sekretarit amerikan, populli i Kosovës nuk duhet të jetë i shqetësuar.

“Jam i sigurt që edhe në Beograd edhe në Prishtinë, toka e  Kosovës, domethanë veriu është toka e Kosovës,ajo ishte deklrata e z. O’Brien, nuk ekziston asnjë arsye që asnjë qytetar i rep. së Kosovës të jetë i shqetësuar”, shtoi ai.