BBV

A do të intervistohen kandidatët për deputetë për manipulimin e votave? Flet kryeprokurori Kryeziu

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, u pyet nëse do të hetohen edhe kandidatët për deputet, të cilëve iu shtuan votat.

Ai tha se në këtë fazë fokusi i hetimeve është te komisionerët që ishin të përfshirë në manipulimin e votave, por nuk e përjashtoi mundësinë që edhe kandidatët të hetohen.

“Deri më tani nuk kemi informacione që të implikojnë drejtpërdrejt ndonjë kandidat në ndërhyrje, por besoj se edhe kandidatët do të ftohen për t’u marrë në pyetje në prokurori. Në rast se nuk arrijmë të sigurojmë prova që t’i konsiderojnë të dyshuar, do t’u ofrohet mundësia të japin dëshmi si të dëmtuar, përfshirë edhe deklaratat e tyre publike. Shumë prej tyre tashmë kanë shprehur shqetësime për imazhin e tyre.”

Prokuroria synon të sigurojë prova për çdo rast dhe theksoi se do të veprojë pa kompromis ndaj kujtdo që përfshihet në manipulim.

Të Ngjashme