Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për zgjedhjet e ardhshmë të 9 shkurtit të vitit 2025.
Ai ka thënë se është “e mundshme” që Lëvizja Vetëvendosje t’i marrë 50 për qind të votave.
Më pas, ai u pyet edhe për mundësinë e koalicioneve, për të cilën tha se tani është herët të flitet për këtë pjesë.
“Për të ndodhur ajo duhet LVV-ja t’i marrë nën 50 për qind të votave, unë po tregoj se në çfarë parametra mundet të ketë një koalicon,e tash të parin duhet të mendojmë që besimi qytetarëve do të vazhdojë e pastaj për opsionin e dytë do të flasim kur t’i vjen koha, është pak herët të hyhet në koalicione”, ka thënë Konjufca.