Lajme

🔥 A do t’i marrin pensionistët dhe fëmijët nga 100 euro këtë fundvit?

 

Kjo është një nga pyetjet që po shtrohet më së shumti këto ditë nga qytetarët. Arsyeja lidhet me faktin se për disa vite me radhë, Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e Albin Kurtit, ka ndarë nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët në prag të festave të fundvitit.

Moneytizer Paragrafi 2

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë vendim apo konfirmim zyrtar nga Qeveria nëse kjo skemë do të vazhdojë edhe këtë vit. Institucionet përkatëse ende nuk kanë bërë publike ndonjë njoftim lidhur me ndarjen e mjeteve financiare për këtë kategori.

Qytetarët mbeten në pritje të një vendimi zyrtar, ndërsa interesimi dhe pritshmëritë janë të larta, duke pasur parasysh ndihmën e ofruar në vitet e kaluara.

Moneytizer Paragrafi 4

Kosovarja do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.