
65
Ne e dimë që mënyra se si ushqehemi, produktet që përdorim në recetat e gatimit, aktiviteti fizik i përditshëm, niveli i stresit, pse jo edhe faktori gjenetik, të gjitha këto ndikojnë në përcaktimin e jetëgjatësisë sonë.
Nëse doni të jetoni, pse jo deri në 100 vjeç, mjekët thonë se ka disa ushqime nga të cilat duhet të hiqni dorë duke i bërë kështu një shërbim të mirë vetes dhe shëndetit tuaj.
“Ushqimi është informacion. Nëse i japim informacion të keq trupit, sigurisht që mund të presim rezultate të këqija në shëndetin tonë. Prandaj është e rëndësishme që të hani ushqimet e duhura që ndikojnë në jetëgjatësinë e gjithsecilit prej nesh,” thotë Trent Orfanos, kardiolog në Illinois.
Ja cilat pesë ushqimet që nëse nuk i shmangni dot 100%, të paktën konsumojini në mënyrë të moderuar.
#1 Makarona të bardha
Makaronat e bardha konsiderohen si karbohidrate të rafinuara. Pra, me fjalë të tjera, makaronat kanë shumë niseshte të përpunuar, e cila kur futet në organizëm kthehet në sheqer dhe kjo nxit inflamacionin.
#2 Pijet me gaz
Pavarësisht se mund të keni një event, jeni të ftuar në një ditëlindje apo keni dalë për një gotë me miqtë, shmangni pijet me gaz. Sheqeri i tyre kthehet në sëmundje kronike me kalimin e viteve që prek zemrën dhe organet e tjera dhe ndikon në jetëgjatësinë tuaj.