LifeStyle

A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

Duket se çështja e rrogës mbetet ende tabu për shumë njerëz, të cilët nuk duan ta ndajnë këtë informacion me kolegët apo miqtë. Ekspertët inkurajojnë transparencën e pagave si një mjet për fuqizimin e punonjësve dhe sigurimin e pagave të drejta.

Sipas një sondazhi të LinkedIn, vetëm 16% e pjesëmarrësve thanë se ndajnë detajet e pagave me kolegët dhe miqtë. Shumica e tyre preferojnë ta mbajnë pagën private, madje edhe nga kolegë të besuar. Kjo në fakt, jep një pasqyrë të asaj se si norma kulturore e shmangies së bisedave për paratë vazhdon në shumicën e vendeve të punës dhe në shumë vende të botës.

Pse shumë persona e mbajnë sekret rrogën?

Ka ende pikëpyetje rreth asaj se çfarë i shtyn punonjësit ende drejt këtij ngurrimi!

Së pari, paratë mbeten një çështje personale dhe private për shumë njerëz. Edhe ata që ndihen rehat të flasin për pagën me familjen mund të refuzojnë ta bëjnë këtë me kolegët dhe miqtë. Disa, thjesht mendojnë se nuk është puna e askujt, por e tyre.

Konkurrenca në vendin e punës mund të zhvlerësojë transparencën në lidhje me nivelin e barazisë së pagave. Thuhet se shumë punonjës duan ta përdorin sekretin e pagave në avantazhin e tyre në negociata të mëtejshme për promovime dhe rritje pagash. Mund të ketë edhe perceptime të tilla si ndarja e pagës me të tjerët mund të ndikojë në përparimin e dikujt në karrierë.

Për më tepër, diskutimet për paratë shpesh provokojnë siklet. Askush nuk dëshiron të shihet sikur po mburret apo po ankohet për paratë e tij/saj. Kjo i bën të vështira bisedat e sinqerta me kolegët dhe miqtë.

Përfitimet nga të folurit hapur për pagën

Megjithatë, ka plot arsye të mira për të konsideruar të kundërtën, pra faktin që duhet të flisni hapur me kolegët dhe miqtë për rrogën. Së pari, duke ndarë informacionin e pagave, punonjësit mund të zbulojnë dhe adresojnë diskriminimin e mundshëm ndaj pagës së tyre.

Transparenca e pagës i lejon njerëzit të sigurohen se po paguhen në mënyrë të drejtë në krahasim me kolegët dhe njëherësh ata fitojnë një ndjenjë më të qartë të standardeve dhe strukturave të pagave në kompaninë ku janë të punësuar.