Lajme

​A duhet opozita të takohet me Albin Kurtin para vendimit të Kushtetueses? Qytetarët japin mendimet e tyre

Qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre rreth çështjes nëse liderët e partive opozitare duhet të takohen me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar çështjen e presidentit para se të dalë vendimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Disa e shohin dialogun si të domosdoshëm, ndërsa të tjerë mendojnë se duhet pritur vendimi i gjykatës.

Fetah Deliu vlerëson se kryeministri Kurti është dashur të konsultohet më herët dhe të mos e çojë çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese, por gjithsesi ai thotë se duhet bërë takimi për të gjetur një zgjidhje të suksesshme.

Deliu: Albin Kurti do të duhej të konsultohej më herët me opozitën

Albin Kurti do të duhej të konsultohej pa e pru punën me shkuar në Gjykatë Kushtetuese. A mos ka gabu ai njeri? Pse nuk konsultohet mirë dhe me e marrë vendimin më të qëlluarin, më të drejtin, për vendin tonin. Mua ma merr mendja kështu do të duhej. Po ai po struket, po vjen deri në momentet e fundit, edhe sikur kur i përgatit këto gjëra ai. Shumë keq. Për këtë vend tonin, nuk e di kush po mendon drejt e mirë me punuar. Gjithmonë në Gjykatë Kushtetuese, në Gjykatë Kushtetuese. Mjaft ma, more, e kemi lodhë atë gjykatë, ne duke mos i ditë të drejtat tona, duke mos pas përgjegjësi, po mbërrijmë këtu. Po duhet me u taku edhe përherë edhe tash, çdo takim është i suksesshëm, por me mendim të mirë, jo me shku veç të bëj reklama ose të shkoj takohem me ta, të marr poena që unë po takohem”, u shpreh Deliu.

Edhe Hysen Musliu shprehet se dialogu është i nevojshëm por që dyshon në rezultatin e tij.

Musliu: Bisedat gjithmonë janë të nevojshme, po Albini s’e mban fjalën

Patjetër duhet me u taku. Bisedat gjithmonë janë të nevojshme, por duke e njoftë Albinin, duke i mashtruar rregullisht, atëherë me dalë munden, po Albini s’e mban fjalën. Ai prapë i tradhton, edhe pse ju premton, ma vonë sigurisht me dredhinat që i din ai, vepron ndryshe. Kështu që marrëveshje nuk mund të ketë se Albini e sheh vetëm interesin e vet. Me 51% mendon me marrë pushtetin 100%. Patjetër opozitës duhet me i taku së paku funksioni i presidentit, mirëpo ai nuk dëshiro të lëshoj pe. Kështu që, s’kam çka tjetër, do shihen gjërat”, tha ai.

Një qytetar tjetër, Sali Hamiti mendon se takimet nuk kanë kuptim pa dalë vendimi i gjykatës.

Hamiti: S’kanë çka me fol deri të vendos gjykata

Jo. Për arsye se ajo u kry. Njëherë e përgjithmonë s’kanë çka me fol deri të vendos gjykata. Pasi që të vendos gjykata. Çka kanë me bisedu ata tash? Pa e kry gjykatën. Duhet me fol gjykata, tani këta”, u shpreh Hamiti.

Ndërkaq, Gani Shabani mendon se një takim do të ishte i dobishëm për të gjetur zgjidhje me arsyetimin për të shmangur shpenzimet nga zgjedhjet.

Shabani: Zgjedhjet po kushtojnë miliona euro

Kjo është mirë shumë, por nuk i ka, nuk i ka krahët. Pa krah a fluturohet? Po shkojnë veç e qesin në këto zgjedhje, po e din që harxhon shumë. E ai po na ndihmon neve pensionerave e këtyre socialit. Këta s’po rrinë me votu.Po, ky duhet me pranu për me bë diçka. Për me u zgjidh. Ky tash s’di çka ka me bërë, ky s’mundet vetëm diçka, pa i pranu ata. Me qenë tanë një gojë krejt, me qenë marë e mirë, edhe na ishim ma mirë. Se në zgjedhje me shku shkojnë s’di sa milionë euro. E këta veç me pas qëndruar në sallë atë ditë, ish votu dhe pa harxhime”, u shpreh Shabani.

Edhe Avdush Morina e sheh si hap pozitiv dhe beson se edhe opozita duhet të pajtohet për konsultime.

Morina: Konsultimet nuk janë të tepërta kurrë

Po pajtohem plotësisht pse jo, çdo bisedë është e dobishme, edhe eventualisht për me u përgatit për si me vepru tutje, varësisht nga verdikti i Gjykatës Kushtetuese. Është shumë pozitive kjo, ma merr mendja. Hap i mirë i Kurtit edhe besoj që edhe opozitarët do të pajtohen që duhet me u konsultu. Konsultimet nuk janë të tepërta kurrë”, tha ai.

E Hamdije Mustafa e konsideron ftesën e Albin Kurtit për takim me liderët politik para vendimit të Gjykatës Kushtetuese si një veprim normal që sjellin një vendim të përbashkët.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë ditës sotme bëri të ditur se ka dërguar ftesa partive opozitare për takim për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar liderin e LVV-së se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës në ditën e parë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimin e gjykatës kanë thënë se do ta presin edhe në PDK.

Të Ngjashme