14
Sindroma dhe dhimbja premenstruale (kombinimi i simptomave fizike dhe emocionale që shumë gra marrin pas ovulacionit dhe para fillimit të periudhës së tyre menstruale) vjen me ciklin menstrual për shumë gra. Dhimbja e padurueshme jo vetëm që shkakton luhatje të humorit, por edhe hargjon energjinë e individit.
Pas kësaj, gratë shpesh janë të hutuara nëse duhet të ushtrohen gjatë menstruacioneve apo ta anashkalojnë atë plotësisht. Dietologja, Nancy Dehra, në një postim në Instagram deklaroi se ndikimi i ‘stërvitjes gjatë ciklit menstual ndryshon nga personi në person.
Sipas Dehra, gratë që kanë dhimbje të lehta ose janë pa dhimbje gjatë ciklit mund të stërviten duke rregulluar pak intensitetin, shkruan News18, transmeton Klankosova.tv.
Kurse për gratë që preken më shumë nga dhimbja premenstruale, stërvitjet duhet të jenë gjëja e fundit në mendjen e tyre. Megjithatë, nutricionistja mendoi se ky grup mund të përfitojë nga joga dhe ushtrimet e shtrirjes, streçing. Ajo tha se aktivitetet më të lehta do të ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave dhe nxitjen e rrjedhjes së gjakut.
Sipas saj stërvitja ose ushtrimet nuk kufizohen me intervale me intensitet të lartë, me ngritjen e peshave të rënda ose vrapimin për distanca të gjata vrapimi. Nancy sugjeroi që gjatë ciklit menstrual, të përfshihen aktivitete më të lehta.
Peshëngritja dhe kardio me intensitet të lartë mund të zëvendësohen me joga dhe ushtrime shtrirjeje, ndërsa mund të zgjidhni edhe notin, çiklizmin dhe ecjen e lehtë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe nivelet e energjisë.
Nancy shpjegoi se nëse gratë dëshirojnë të pushojnë plotësisht në ditët e para, është plotësisht mirë dhe nuk ka asnjë problem. Sipas dietologes, duhet të kuptohen sinjalet e trupit dhe të përfshihen stërvitje, ushtrime ose aktivitete në përputhje me rrethanat.
ks