“A duhet t’u kërkoj mysafirëve të mi të heqin këpucët te dera?”, kjo është një pyetje që mundon shumë njerëz të cilët organizojnë festa në shtëpi, e për më tepër kur këto festa janë me veshje pak më speciale.
Në një episod “Sex and the City” të vitit 2003, Carrie-t (Sarah Jessica Parker) i kërkohet të lërë këpucët e saj Manolo Blahnik prej 485 dollarësh në derë gjatë një feste bebe në Neë York City të organizuar nga shoqja e saj Kyra (Tatum O’Neal) dhe shumë shpejtë kuptojnë se këpucët janë vjedhur.
Personazhi ikonë televiziv u detyrua të shkonte në shtëpi me fustanin e festës dhe atletet e vjetra gri të huazuar nga e zonja e shtëpisë.
“Pse dreqin i hoqët këpucët në fillim?” e pyeti shoqja e Carrie, Samantha Jones (Kim Cattrall).
“Duhej!” – shpjegoi Carrie. “Për fëmijët e tyre, me sa duket ne tërheqim me këpucë gjëra që sëmurin fëmiëjt e tyre.”
Dhe në fakt po! Është e vërtetë, drejtor ekzekutiv i Institutit të Rezistencës Mjedisore thotë se nëse futemi në shtëpi me këpucë,fusim gjithashtu në shtëpi baktere që shkaktojnë probleme të rënda të barkut, diarre të përgjakshme dhe të vjella.
“Ka pasur studime që fshijnë pjesën e poshtme të këpucëve dhe rreth 99% e këpucëve rezultojnë pozitive për material fekal”, tregon ai.
Studime të tjera kanë treguar se ju mund të sillni mbetje pesticidesh nga kopshtet përmes këpucëve.
Metalet e rënda si plumbi, bakri dhe zinku përshkojnë tokat e parqeve urbane dhe rrugëve nga dekada të ndotësve, ndërsa nivelet e pesticideve mund të jenë të larta në zonat bujqësore rurale, shtoi Litt.