Kuriozitete

A e dini cili popull lë më së shumti bakshishe?

Në disa vende thuajse është zakon që në kafene e restorante të ndahet një shumë e caktuar e parave si bakshish, për kamarierët dhe punonjësit e tjerë, për mikpritjen dhe shërbimin e mirë.

Diku praktikohet më shumë e diku më pak.

Agjencia e Statistikave në Britani të Madhe YouGov, e ka realizuar një anketë në gjashtë shtete të Evropës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Britani, shkruan The Guardian.

Sondazhi i realizuar tregoi se gjermanët janë populli më dorëlëshuar ndërkaq më së paku italianët.

Sipas kësaj ankete, 72 për qind e gjermanëve thanë se zakonisht japin bakshish në një restorant.

Pak më pak se 72 për qind e amerikanëve thanë se lënë baksishe në restorante.

Rreth 55 për qind të britanikëve, 46 për qind të spanjollëve dhe 34 për qind të francezëve deklaruan se i shpërblejnë kamerierët.

Në Suedi, ku përgjithësisht nuk pritet bakshish në restorante, 31 për qind e të anketuarve thanë se japin bakshish.

Në Itali, 25 për qind e anketuesve dekl