3
Shemi, anëtar i grupit “Ilirët”, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim te familja, miqtë, kolegët dhe adhuruesit e muzikës së tij.
Gjatë karrierës së tij, përveç muzikës, Shemi ka folur edhe për bindjet dhe vlerësimet personale, shkruan “Kosovarja”.
Në një nga intervistat e fundit, ai kishte ndarë mendimet e tij për figurat që i konsideronte si idhuj.
Në atë intervistë, Shemi kishte deklaruar se në jetë kishte dy idhuj: Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova dhe Albin Kurtin, duke i përmendur si figura që i çmonte dhe i respektonte veçanërisht.
ks


