Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”.
Dhe nuk ka dyshim që është pikërisht kështu sepse pavarësisht ndërhyrjeve estetike në fytyrë vitet e moshës zhduken, por në pjesën e qafës jo. Qafa nuk gënjen, rrudhat dhe lëkura e varur janë aty për të na kujtuar vitin e lindjes. Por pse qafa duket se plaket më shpejt dhe a mund ta parandalojmë?
Disa faktorë veprojnë kundër kushteve të qafës, duke përfshirë qëndrimin e dobët, kujdesin e pamjaftueshëm të lëkurës, ekspozimin në diell dhe dobësimin dhe rënien natyrale të muskujve në këtë pjesë të trupit. Për më tepër, lëkura është më pak rezistente, sepse është më e hollë, ka më pak gjëndra dhe kolagjen dhe për këtë arsye është më e ndjeshme ndaj shfaqjes së rrudhave gjatë kalimit të viteve, thotë Emanuele Bartoletti, president i Shoqatës Italiane të Mjekësisë Estetike (Sime).
Kujdes nga ‘qafa e teknologjisë’
Një faktor tjetër që kontribuon për ta bërë qafën të duket më e vjetër është ‘qafa e teknologjisë’, e cila është tendenca për t’u përkulur dhe për të parë poshtë kur përdorni një laptop ose pajisje celulare. “Përveçse shkakton dhimbje dhe tension ,ky qëndrim shkakton gjithashtu që lëkura të dëmtohet dhe të zhvillohen linjat horizontale në qafë dhe nën mjekër.
Për të parandaluar formimin e vijave të qafës, është më mirë të poziciononi kompjuterin dhe telefonin tuaj në mënyrë që të mos përkulni qafën për periudha të gjata kohore.
Mbrojtja nga dielli
Përveç mbrojtjes së fytyrës nga rrezet e diellit duhet të keni kujdes edhe për pjesën e qafës.
“Ekspozimi i zgjatur në diell mund të çojë në një pamje të rrudhosur, si dhe në zbardhjen e lëkurës dhe njollat e diellit. Kështu që përdorini krem kundër rrezeve të diellit si për fytyrën ashtu edhe për qafën.
Trajtojeni qafën ashtu siç bëni me fytyrën fytyrën tuaj
Njerëzit priren t’i kushtojnë vëmendje dhe kujdes fytyrës së tyre duke aplikuar rregullisht serume, hidratues dhe më shumë. E njëjta rutinë nuk ndiqet për qafën, por ndërsa plakemi lëkura në këtë zonë humbet gjithashtu një pjesë të aftësisë së saj për të mbajtur lagështinë, duke u bërë e thatë, dhe më pak e lëmuar.? “Fytyra dhe qafa duhet të trajtohen si një njësi e vetme anomike edhe kur aplikoni kremra dhe serume ushqyese.
Kremërat hidratues dhe serumet ushqyes i përdorni rregullisht në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurë të pastër, duke shmangur produktet me bazë alkooli dhe sapunët që përmbajnë surfaktantët pasi mund ta thajnë edhe më shumë lëkurën..”
Laser, biostimulim apo operacion?
Çfarë duhet të bëni pas moshës pesëdhjetë vjeçare nëse qafa juaj shfaq shenjat e moshës? Qafa është një nga zonat më të vështira për t’u trajtuar në mjekësinë estetike për shkak të delikatesës së lëkurës, por gjithçka që stimulon prodhimin e kolagjenit sigurisht që funksionon si p.sh. stimulimi me plazmë të pasuruar me trombocitet ose me substanca që stimulojnë, fibroblaste ose me acid hialuronik janë trajtime që relaksojnë dermën (lëkurën). Lifting me fije absorbuese, radiofrekuenca dhe endo-lazerë të cilët nëpërmjet një fibre optike sjellin dritën e lazerit nën dermë me mikrofuzione të vogla që përcaktojnë një tërheqje të lëkurës. Megjithatë, kur qafa tashmë është shumë e “plakur”, e vetmja mundësi është operacioni: “Liposuksioni mund të kryhet duke thithur yndyrën e tepërt që shpesh formohet nën mjekër. Është një ngritje e vërtetë dhe një fytyre që ristrukturon muskujt e poshtëm. dhe riformëson të gjithë zonën.