Nuk është sekret që shumë gra përjetojnë shqetësime gjatë ciklit menstrual. Nga ngërçet tek ndryshimet hormonale, kjo është një periudhë sfiduese për shumë prej tyre. Por, a e dini se periodat kanë ndikimin edhe tek flokët? Një ish-parukiere tregon për eksperiencat e saj me klientet gjatë ciklit, të cilat ankoheshin për flokë të yndyrshëm e skalp më të ndjeshëm. Ndaj, parukierët e quajnë këtë periudhë si “periodat e flokëve”.
Çfarë e shkakton ‘ciklin e flokëve’?
Cikli menstrual zgjat zakonisht 28 ditë, por çdo cikël është i ndryshëm në varësi të hormoneve. Estrogjeni është hormoni dominues gjatë gjysmës së parë të ciklit, ndërsa progesteroni është gjatë gjysmës së dytë. “Si rezultat lëkura bëhet më e yndyrshme, poret bllokohen dhe aknet nisin të acarohen. Këto ndryshime ndikojnë edhe në lëkurën e kokës, duke e bërë atë më të yndyrshme”, thotë dermatologia Hadley King për platformën Hypebae. “Gjatë kësaj faze, shampoja e thatë dhe një shampo pastruese mund të jenë të dobishme”.
“Pasi përfundimit të ciklit, nivelet e estrogjenit fillojnë të rriten dhe testosteroni ulet”, vijon Dr. King. Kjo mund të bëjë që skalpi dhe flokët të jenë të thatë. Gjatë kësaj faze, janë të dobishme produktet e balsamit dhe hidratimit të flokëve. Dr. King sugjeron përdorimin e shampove që përmbajnë acid hialuronik, glicerinë, vaj ricini dhe ekstrakt kastraveci për të ndihmuar me hidratimin.
Si t’i trajtoni flokët gjatë ciklit?
“Mënyra më e mirë për të trajtuar flokët e thatë është të synoni fillimisht lëkurën e kokës. Përdorni produkte hidratuese me përbërës të tillë si vaji i avokados, gjalpi shea dhe vaji i arganit”, thotë Kat Thompson, parukierja e shumë personazheve të njohur për Hyebae. “Shampoja dhe balsami duhet të kenë përbërës ushqyes. Shtoni dhe një maskë flokësh për hidratimin dhe shkëlqimin”, përfundon ajo.