LifeStyle

A e dini sa rezistojnë burrat gjatë s*ksit?

Nuk është sekret që meshkujve iu pëlqen të flasin për seksin. Dhe një nga gjërat më të zakonshme në bisedë është të tregojnë se sa mund të rezistojnë gjatë aktit.

Por rezulton se meshkujt nuk mund të rezistojnë për aq kohë sa mendojnë.

Sipas një studimi nga shërbimi shëndetësor i meshkujve, meshkujt mesatarë nuk zgjasin aq gjatë sa shpresojnë në shtrat. Në fakt, ata ndoshta arrijnë të zgjasin rreth gjysmën e asaj kohe nëse janë me fat. Studimi zbuloi se një mashkull mesatar zgjat rreth pesë minuta e gjysmë në shtrat. Gjithashtu, sipas studimit,  shumica do të dëshironin që të mund të rezistonin dy herë më shumë.

Por ekspertët e shëndetit kanë një shpjegim mjaft të çuditshëm se përse njerëzit nuk po përmbushin dëshirat e tyre. Me sa duket, një pjesë e problemit të disa meshkujve është se ata mendojnë se duhet të zgjasin aq gjatë sa yjet pornografisë.

Dr. Ben Condon ka folur në lidhje me këtë çështje dhe shpjegoi se pornografia në një farë mënyre po “mbush boshllëqet” midis edukimit seksual dhe realitetit. Kjo, nga ana tjetër, po u jep njerëzve “pritshmëri joreale dhe jo të shëndetshme për seksin dhe marrëdhëniet intime”.

Filmat për të rritur mund t’u japin njerëzve një perceptim të caktuar dhe mashtrues se si duhet të jetë seksi.

Me fjalë të tjera, njerëzit duhet të kujtojnë se është një fantazi dhe nuk duhet të shndërrohet gjithmonë në realitet. Është për shkak të këtyre gjërave që Dr.Condon rekomandon reduktimin e konsumit të filmave pornografikë.

Në vend të kësaj, provoni të bisedoni me partnerin tuaj për atë që dëshironi të provoni të dy në shtrat, në mënyrë që të mund të punoni për t’u siguruar që jetë akti sa më i nxehtë. Dhe nëse vërtet dëshironi t’i bëni gjërat të zgjasin më gjatë, ai tha se ka edhe gjëra të tjera që mund të provoni, shkruan DailyStar.