LifeStyle

A e ke *sindromën e momentit të përsosur*?

Në një botë të përsosur, çdo ngjarje do të ishte e mrekullueshme. 

Megjithatë, realiteti është se jo çdo rast mund të përmbushë pritshmëritë tona të larta. Dhe kur kjo nuk ndodh, disa njerëz e përjetojnë në mënyrën më të keqe të mundshme.

E quajtur ‘sindroma e momentit të përsosur’ nga autorja Sarah Wilson:

“Arsyeja pse sindroma e momentit të përsosur çon vazhdimisht në lëndime dhe shqetësime është sepse është fjalë për fjalë e pamundur që çdo gjë të shkojë në mënyrë perfekte gjatë gjithë kohës.”

TS Poll - Loading poll ...

Në fakt, njerëzit që luftojnë me këtë shpesh kanë një lloj ndjenje se gjërat shkojnë keq për ta gjithnjë dhe e quajnë shpesh veten ‘të pafatë’.

Ka disa mënyra për të shmnagur këtë ndjesi:

– Filloni duke marrë parasysh prioritetet që ke në jetë.

– Pyet veten nëse pritshmëritë e tua janë më të mëdha nga ç’duhet.

– Përpiquni të kuptoni ‘origjinën’ e kësaj ndjesie.

Vetëdija ndihmon gjithashtu. Kur je plotësisht i fokusuar në një moment, mund të vlerësosh atë që po ndodh në të vërtetë në vend që të ndihesh i trishtuar për “atë që mund të kishte qenë”.

Sfido vetë-bisedimin negativ dhe të menduarit bardh e zi (dy shkaqe të sindromës së momentit të përsosur) që mund të shfaqen nëse gjërat nuk shkojnë ashtu sikur ju mendonit. Jepi vetes një pushim nëse planet e tua shkojnë keq.

Ti meriton më shumë dashuri për veten!