Shumë nëna gjatë periudhës së shtatzënisë përpiqen të ruajnë qetësinë, në mënyrë që të mos ndikojnë tek foshnja e tyre.
Por ende nuk dihet saktësisht se çka ndodh me bebin në bark, kur nëna është në gjendje të keqe, apo edhe kur qan.
Sipas një specialiste në gjinekologji dhe obstetrikë, dihet që foshnja merr hormone nga nëna, por ende nuk mund të thuhet me siguri nëse ajo i ndjen këto ndryshime.
Në shumicën e rasteve, kur nëna është e mërzitur, trupi i saj liron hormone që ndikojnë në rrahjet e zemrës dhe në presionin e gjakut, transmeton Klankosova.tv.
Specialistja tha se efektet e dëmshme mund të lidhen me atë që njihet si “ndërgjegja foshnjës” dhe se ajo çka ndodh me foshnjën në bark lidhet ngushtë me gjendjen e nënës, si me gjendjen fizike, ashtu edhe me atë emocionale.
