Lajme

A është Eduard Curraj i “Delta Pharma” personi tjetër që po hetohet me Ilir Beqajn!?

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur prej pasdites së djeshme një numër kontrollesh në shtëpitë e ish-ministrit Ilir Beqaj, ato të punonjësve të tij, si dhe në disa kompani farmaceutike me lidhje të tërthorta me familjen Beqaj.

Bëhet fjalë për kompanitë farmaceutike “Delta Pharma”, “Avicena”  dhe “Ditë e Natë”, në të cilat agjentët e BKH-së po kërkojnë për prova që lidhen me ish-ministrin Ilir Beqaj. Ky i fundit është marrë ditë më parë zyrtarisht i pandehur.

Mirëpo, gjatë një komunikimi të shkurtër me gazetarët, Beqaj tha se ende nuk e di se çfarë faji ka për sterilizimmin, ndërsa për lajmet që po qarkullojnë për “Delta Pharma” dhe lidhet me të, ai tha se nuk ka asnjë interes me asnjë kompani farmaceotike, as kur ishte ministër dhe as tanii. Edhe një herë ish-ministri është shprehur se është i hapur ndaj çdo hetimi nga drejtësia.

Në kohën që kam qenë ministër nuk kam patur dhe nuk kam asnjë interes ekonomik ndaj asnjë sipërmarrje farmaceotike apo me pronarët e tij. Prej vitesh po përballem me këto cështje dhe jam i hapur ndaj hetimve.

TS Poll - Loading poll ...

Gjatë kontrollit dje nuk ishte nevoja të merrja një avokat sepse ata që ka një familje normal i gjetën aty. Cdo të premte paraqitem para hetuese për një procedurë, për çështjen e sterelizimit. Ende pres të kuptoj se kush është faji që kam bërë. Ende nuk ka një provë.

Ata që bënë kontrollin më treguan një vendim gjykate për një person tjetër. Është momenti për të cilën njerëzisht dua tju uoj Vitin e Ri”, tha Beqaj ndër të tjera.

Më pas, edhe avokati i tij në një deklaratë për mediat, kur u pyet për lidhjen e Beqaj me pronarët e Delta Pharma dhe rrjetin e farmacive Ditë e Natë, tentoi të devijonte përgjigjen.

Se çfarë lidhje ka dhe nëse këto lidhje përmbajnë apo jo elementë të veprës kriminale i takon organit të akuzës. Di që ka pasur kompjuterë, celularë dhe dokumente.

Besoj se po të ishte regjistruar statusin do e jepnin zyrtarisht, nuk e ka marrë këtë status. Ekziston një person tjetër që është në hetim. Hetimi flet për përgjime ambientale dhe telefonike”, tha avokati.

Dyshimet janë se kompanitë në zotërim të bashkëshortes apo punonjësve të ish-ministrit janë të lidhura me tre kompanitë e mësipërme, të cilat kanë fituar një numër tenderash në shëndetësi.

Akti i themelimit te kompanise Albanian Food

Akti i themelimit te kompanise Albanian Food

Newsbomb.al ka arritur të sigurojë dokumentet që provojnë lidhjen në një rast të Adriana Beqaj me kompaninë “Delta Pharma”, në pronësi të Eduard Curraj. Ky shtetas rezulton se është një ndër njerëzit që ka përfituar më shumë tendera në shëndetësi, gjatë kohës që ministria drejtohej nga Ilir Beqaj dhe më pas.

Bëhet fjalë për kompaninë “ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB”, e cila është themeluar më datë 23 Janar 2019 nga Arti Malaj dhe Adriana Beqaj, secili zotërues për 50% të kapitalit, referuar të dhënave në Open Data Albania.

Çuditërisht, një muaj më vonë gruaja e ish-ministrit ia dhuron aksionet ortakut të saj. Me datë 26.02.2019, me anë të kontratës së dhurimit, Adriana Beqaj dhuron 35% të kuotave të kapitalit në favor të ortakut Arti Malaj. Në këto kushte, ortaku tjetër merr shumicën dhe Beqaj mban vetëm 15% të aksioneve.

Një vit më vonë, gruaja e ish-ministrit vendos të shesë 15% të aksioneve që i kishin mbetur, për 15 mijë lekë të reja ose 150 mijë lekë të vjetra.

Shitja e aksioneve nga Adriana Beqaj

Shitja e aksioneve nga Adriana Beqaj

Pra, Adriana Beqaj vendosi të dhuronte 35% të aksioneve pa para, kurse një vit më pas shiti dhe pjesën e mbetur prej 15%. Ortak i vetëm i kompanisë “ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB” mbetet Arti Malaj, zotërues për 100% të kapitalit.

Këtu del në skenë dhe biznesmeni i “Delta Pharma” Eduard Curraj. Një vit pasi Arti Malaj mori shumicën e aksioneve, më datë 12.08.2021, vendos të shesë 100% të kuotave në favor të Eduard Curraj, kundrejt çmimit 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Përfituesi fundor i kompanisë që themeloi dhe shiti një muaj pas themelimit Adriana Beqaj, gruaja e ish-ministrit të Shëndetësisë, është dhe sot Eduard Curraj, biznesmeni pronari i kompanisë farmaceutike që u bastis dje nga agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo