Zgjedhjet për ushqimet e bebit ndahen në disa faza, të cilat pasqyrohen në etiketat e tyre. Një prej tyre është qumështi i formulës për bebe, i cili në paketim shpjegon moshën e përshtatshme për tu konsumuar. Gjithashtu edhe ushqimet e ngurta janë të ndara sipas grupmoshave, por teksa fëmija juaj rritet dhe e kalon vitin e parë të jetës lindin pyetjet:A ka nevojë ai për një qumësht formule tranzitore (kalimtare) për fëmijë?
A ndryshon ky lloj qumështi nga qumështi normal dhe si ndryshon?
Etiketave të këtyre produkteve pretendojne se ekspertët rekomandojnë përdorimin e këti lloj qumështi përpara se të bëhet tranzicioni nga formula për bebe ose qumështi i gjiriti te qumështi i lopës. Por një studim i ri ka vendosur të testojë duke vënë në provë pretendimet e këtyre produkteve. Studiues nga “New York University” vendosën të zbulojnë vërtetësinë e përshkimeve të ndryshme që përmbanin etiketat e këtyre produkteve, të cilat ofrohen si një qumësht tranzitor që ndihmon në përgatitjen e fëmijës tuaj për ushqyerjen me qumësht lope.
Çfare zbuloi studimi?
Ata vunë re se këto produkte përfshinin grupmoshat nga 9 muajsh deri në 3 vjeç dhe tregtoheshin me emra të ndryshëm si: “Formula për fëmijë”,”Formula tranzitore” dhe “Qumësht për femijë”. Të gjitha këto produkte pretendonin se kishin të paktën një lëndë ushqyese të veçantë e cila ndihmonte në zhvillimin e fëmijës. “Të gjitha etiketat e produkteve pretendonin se këto produkte përmirësonin zhvillimin e bebit dhe shëndetin e tij, madje shumë prej tyre shpjegonin se ishin të bazuara në rekomadimet e ekspertëve. Këto pretendime i bëjnë prindërit të besojnë se këto produkte janë të nevojshme për zhvillimin normal të fëmijëve të tyre”, – tha autorja kryesore e këtij studimi, Dr. Jennifer L Pomeranz. Por në fakt këto produkte nuk janë aspak të rekomanduara nga ekspertët, pasi nuk ka asnjë provë se ato përmbajnë më shumë vlera ushqyese se qumështi normal i lopës.
A duhet të përdorim formulat kalimtare (tranzitore) tek fëmijët?
“American Academy of Pediatrics” rekomandon se fëmijët duhet të pinë qumësht lope ose alternativa të tjera nëse janë alergjikë, që nga mosha 1 vjeçare, dhe mund të shoqërohen me ushqime të tjera të shëndetshme. Ky rekomandim mbështetet edhe nga “Organizata Botërore e Shëndetit” e cila shpjegon se formulat tranzitore për fëmijë janë të panevojshme.
