Deva Cassel, vajza e aktores ikonike Monica Bellucci dhe aktorit Vincent Cassel, tërhoqi vëmendjen në sfilatën e Dior gjatë Javës së Modës në Paris, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga figurat më premtuese të brezit të ri në industrinë e modës.
Ajo u shfaq elegante me një këmishë dhe pantallona të gjera nga Dior, ndërsa pamjen e kompletoi me bizhuteri Cartier. Për stilimin e flokëve u kujdes John Nollet, ndërsa grimi u realizua nga Letizia Carnevale.
Menjëherë pas paraqitjes së saj, rrjetet sociale u mbushën me komente pozitive si: “Si nënë, si bijë”, “Është e bukur”, “Ylli i ardhshëm i industrisë së modës” dhe “Do ta pushtojë skenën”.
Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë edhe shumë emra të njohur të showbiz-it, mes tyre Rihanna dhe John Galliano. Monica Bellucci ndau në Instagram një foto të vajzës së saj nga sfilata, duke shprehur krenarinë për sukseset e saj.
Deva Cassel ka lindur në vitin 2004 dhe nisi karrierën në modë në moshën 14-vjeçare. Ajo ka xhiruar një reklamë për parfumin Dolce & Gabbana dhe ka ecur në pistat e markës gjatë viteve 2021 dhe 2022.

