Shëndetësi

A harron organizmi procesin e tretjes për ushqimet që i keni abstenuar me kohë?/ Ja përgjigjja

Na ndodh ndonjëherë të pyesim veten kur konsumojmë një produkt i cili nuk është i përfshirë në dietën tonë.

Vegjetarianët shpesh ngrenë pyetjen nëse kthimi te mishi mund të shkaktojë dhimbje stomaku, fryrje dhe simptoma të tjera. Të tjerë i bashkohen bisedës duke ndarë përvojat e tyre, duke krijuar një vorbull kurioziteti dhe shqetësime në stomak.

Enzimat që përdoren për të tretur proteinat bimore janë të njëjta me ato që shpërbëjnë proteinat shtazore. Këto enzima njohin dhe thyejnë lidhjet kimike specifike në proteina. Pavarësisht nëse ato vijnë nga bimët apo kafshët, proteinat përbëhen nga blloqe ndërtuese të quajtura aminoacide. Në përgjithësi, enzimat mund t’i shpërbëjnë ato pavarësisht nga origjina e tyre.

Ky proces ndryshon nga rasti, për shembull, i sheqernave të qumështit të kafshëve, siç është laktoza. Për të tretur laktozën, trupi juaj ka nevojë për një enzimë specifike të quajtur ‘laktazë’. Njerëzit që nuk prodhojnë mjaftueshëm ‘laktazë’, ata që janë intolerantë ndaj laktozës, mund të përjetojnë shqetësime në stomak pas konsumimit të produkteve të qumështit.

Sipas ekspertëve kjo mund të ndodhë dhe me raste të tjera, por sipas tyre këto raste nuk janë studiuar shumë. Syri.net-iefimerida.

 

Të Ngjashme