Ju ndoshta dini se si të mbani në top formë kujtesën dhe inteligjencën tuaj, për shembull përmes konsumimit të peshkut. Por a e dini se sekreti i një jete të lumtur mund të fshihet tek numrat 5, 3 dhe 1?
Studimet tregojnë se vetëm disa minuta meditimi dhe mirënjohjeje mund të rrisin energjinë, reduktojnë stresin dhe përmirësojnë aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme në jetë.
Ja tre gjërat që duhet të bëni dhe që lidhen me 3 numrat magjikë:
Meditoni për pesë minuta në mëngjes
Studimet tregojnë se vetëm pesë minuta qetësi dhe meditim mund të rrisin energjinë, reduktojnë stresin dhe përmirësojnë vëmendjen dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme.
Bëni një listë të tri gjërave të mira që ju kanë ndodhur gjatë ditës
Mund të jetë çdo gjë, një kompliment nga shefi/ja, një drekë e këndshme apo një takim i veçantë.
Njohja e aspekteve pozitive të jetës ju bën ju të kuptoni se sa të mira keni si dhe nga ana tjetër ju rrit kënaqësinë personale.
Dedikojini nje akt mirësie dikujt tjetër
Afrojini kolegut tuaj të stresuar një kapuçino ose shkruajini motrës suaj “Të dua shumë”.
Mjafton edhe një gjest i thjeshtë që mund t’i bëjë të tjerët të buzëqesh he sigurisht edhe ty.